Të mërkurën në stadiumin “MAPEI” do të jenë 4300 spektatorë për finalen e Kupës së Italisë midis Atalantës dhe Juventusit.
Objektivi i fundit i Ligës së Serisë A është që në 22 gusht, datë që përkon në fillimin e sezonit të ri futbollistik të jetë e mundshme prania e gjysmës së spektatorëve në stadiume.
Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, do të ishte një hap i madh drejt normalitetit, duke parë se edhe ndeshjet e EURO 2020 do të luhen dhe në shtetin italian.
Gjithsesi mbetet ende për tu vendosur se cila do të kërkesa për hyrje në stadiume, vaksinimi apo tamponi i 48 orëve më parë, por ajo që ka më shumë rëndësi është që së shpejti stadiumet mund të kthehen njësoj si ato të një viti e gjysmë më parë.