Ibra mungon në Kampionatin Evropian!
Zlatan Ibrahimoviç u dëmtua në ndeshjen ndaj Juventusit, kur nuk mundi ta mbyllë gjithë ndeshjen dhe që atëherë ai nuk ka zbritur në fushë.
Kombëtarja e Suedisë ka vendosur që Zlatan Ibrahimoviç nuk do të jetë pjesë e skuadrës nordike për Kampionatin Evropian që zhvillohet këtë verë.
Doktorët kanë gjetur te Ibra një dëmtim minimal në kërcin e gjurit dhe jo në ligament, por megjithatë ai nuk do të jetë pjesë e Kampionatit Evropian.