Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, me Werder Bremenin, janë në një pozitë shumë të keqe, sidomos pas humbjes së sotme me 2:0 nga Augsburgu vendas, rrezikojnë të bien në Bundesliga II.
Një ndeshje me dy të skuqur, Vargas i Augsburgut u përjashtua direkt me karton të kuq në minutën e 13-të, dhe ai i Werderit Gross (në minutën e 49-të) pas dy të verdhëve.
Milot Rashica u inkuadrua në lojë në minutën e 56-të po pa sukses.
Khedira në minutën e 57-të e Caligiuri në atë të 89-të, shënojnë për fitoren e Augsburgut, skuadër e cila renditet në vend të 13-të me 36 pikë dhe Werderi bie i 16-ti me 31 sosh.
Në javën e fundit Werderi e pret Monchengladbach-in, ndërsa Koln takohet me Schalke 04.