Tifozët e Interit ndezin atmosferën në prag të sfidës me Juven!
Disa orë para fillimit të supersfidës së javës së 37-të në Serinë A midis Juventusit dhe Interit tifogrupi zikaltër “Curva Nord” i ka bërë një surprizë aspak të këndshme presidentit të bardhezinjve, Andrea Anjeli.
Në pjesën e jashtme të stadiumit tifozët zikaltër kanë vendosur një banderolë të madhe ku shkruheshin fjalët “Andrea Anjeli fiksoje mirë në kokë… Për internistët je vetëm një gjysmë burrë m**i”.
Fjalët e rënda drejtuar numrit një të bardhezinjve kanë ndezur akoma dhe më shumë sfidën, teksa Interit ka në dorë shansin të lërë jashtë Champions-it “Zonjë e Vjetër” pas 9 viteve.