Vushtrria në vitin 2014 ishte kampion i Kosovës, ndërsa sot bie nga liga e parë, grupi A, në ligën e dytë, që do të thotë në kategorinë e tretë.
Një klub që dha shumë emra të futbollit, që nga Isa Sadriu, Besnik Kollari, Besim Pantina, Ramadan Mehana, Gani Llapashtica, Milot Rashica etj. sot është për turp.
Një klub që nuk i mbijetoi as ligës së parë, që në vitet e 80-ta, ishte klub ndër klubet më stabile, në vitet e 90-ta po ashtu dhe në vitet e pasluftës. Vushtrria përfundon në fund të renditjes me vetëm 20 pikë nga 27 ndeshje, çdo koment është i tepërt.
Liga e Parlë, grupi A
Java e fundit
Onix-Liria 0:2
Vëllaznimi-Malisheva 0:3
Trepça - Dukagjini 3:5
Drenasi-Istogu 2:1
Vushtrria - A&N 1:3
Tabela
1.Malisheva 27 19 3 5 56:20 60
2. Dukagjini 27 17 7 3 52:24 58
3. Istogu 27 13 8 6 34:18 47
4. A & N 27 11 4 12 41:36 37
5. Liria 27 8 10 9 34:25 34
6. Trepça 27 9 6 12 36:49 33
7. Vëllaznimi 27 8 5 14 22:36 29
8. Onix 27 7 7 13 26:45 28
9. Drenasi 27 5 10 12 26:40 25
10. Vushtrria 27 4 8 15 17:51 20