KEK-u nga Kastrioti, skuadër me renome, çuditërisht bie nga Liga e Parë e Kosovës në futboll, grupi B, në rangun e tretë përkatësisht në ligën e dytë.
KEK-ut nuk i ndihmoi as fitorja sot me 2:1 kundër 2 Korrikut të Prishtinës.
Dikur me emrin KXE Kosova, ishin në ligën e dytë federative të ish Jugosllavisë, në edicionin 1976-1977.
Pastaj klubi mori emrin Elektroekonomia dhe në vitet e pasluftës pagëzohet në KEK-u!
Në viti 2002 – 2003, fiton Kupën e Kosovës. Ndërsa sot ky klub është bërë për të vajtuar i madh dhe i vogël, përfundon në fund të renditjes me 28 pikë, bie nga liga! Klubi me renome, në ditët më të rënda, kush e pruri në këtë pozitë? Vetvetja!
Liga e parë, grupi B
Java e fundit
KEK-u-2 Korriku 2:1
Ferizaj-Dardana 4:2
Vllaznia-Flamurtari 1:5
Kika-Vitia 3:2
Ramiz Sadiku-Ulpiana 1:2
Tabela
1.Ulpiana 27 15 8 4 40:19 53
2. Flamurtari 27 14 10 3 43:20 52
3. 2 Korriku 27 13 3 11 43:30 42
4. Vitia 27 9 8 10 33:36 35
5. Kika 27 10 4 13 33:42 34
6. Ramiz Sadiku 27 8 8 11 24:30 32
7. Dardana 27 8 8 11 25:35 32
8. Vllaznia 27 8 7 12 28:42 31
9. Ferizaj 27 7 9 11 31:38 30
10. KEK-u 27 7 7 13 24:32 28