Lulzim Abazi paralajmëron ditë të mira për klubin e futbollit të Ferizajt.
Njeriu që dha shumë për hendbollin ferizajas, që nga viti 2003 e deri me tani, së shpejti do të jetë pronar i ri i KF Ferizaj.
“Me këtë ndeshje edhe po mbaron epoka e marrëzirave, Ferizajt do të ju kthehet dinjiteti!
Kurrë me në këtë gjendje!”, ka shkruar Abazi në profilin e tij në facebook.
Ferizaj sot ka shënuar fitore me rezultat 4:2 ndaj Dardanës dhe përfundoi në pozitën e parafundit (të nëntin) me 30 pikë në Ligën e Parë të Kosovës, grupi B.