Mustafi shprehet i lumtur me golin e Idrizit!
Schalke arriti fitore në xhiron e parafundit ndaj Eintracht Frankfurtit, ndonëse javë më parë i kanë humbur gjasat për mbijetesë.
Pas ndeshjes, Shkodran Mustafi reagoi duke thënë se ishte i lumtur me golin e parë të futbollistit nga Kosova, Blend Idrizit.
“Fatkqësisht ne nuk mund ta ndryshojmë situatën. Por, fitorja me këtë ekip të ri është e këndshme për të gjithë.
Jam i lumtur me paraqitjen e lojtarëve të rinj dhe me golin e Blendit”, ka thënë Mustafi.