Juventusi ka shënuar fitore me rezultat 3:2 kundër kampionit të ri italian, Interi, në ndeshjen e javës së parafundit (të 37-të) në Serie A në futboll.
“Zonja e Vjetër” arkëton tre pikë dhe mban gjallë shpresat për një vend në Champions League.
Te penalltia është paraqitur Cristiano Ronaldo. Goditja e portugezit është ndalur nga portieri Handanoviq, por topi ka përfunduar përsëri te këmbët e CR7, i cili ka shënuar me lehtësi për 1:0 .
![Image](/media/botasot.info/images/2021/May/15/auto_e1d6ab023dda926ef747d39b639b6907o21621101346.jpg)
Lukaku në minutën e 35-të shënoi nga penalltia për 1:1, por vendasit nuk dekoncentrohen por kthehen në rezultat. Në minutën e 45+3, Cuadrado realizon për 2:1.
Kur dukej se gjithçka ka përfunduar, Chiellini shënon autogol dhe 2:2 në minutën e 85-të.
Por kjo tronditje nuk zgjati shumë, Cuadrado në minutën e 88-të realizon nga penalltia për fitoren me rezultat 3:2.
Juventusi renditet në pozitën e katërt me75 pikë dhe Interi është në krye me 88 sosh.