Fatih Terim zbarkon në Netflix.
Perandori, si e thërrasin në Turqi, trajner i Galatasaray, do të zbarkojë në platformën e njohur.
Netflix që ka lajmëruar në Twitter se do të realizojë një dokumentar mbi jetën e tij.
Me një të kaluar edhe në Itali, mes Fiorentina-s dhe Milan-it, Terim është trajneri më fitues në historinë e futbollit turk, i aftë të fitojë titullin e parë ndërkombëtar të Turqisë, me fitoren e Kupës UEFA 99-00 në drejtimin e Galatasary.