Tifozët e skuadrës së njohur Europiane nuk përmbahen, plagosen 3 policë dhe arrestohen 20 persona.
Tre oficerë policie janë plagosur dhe 20 persona janë arrestuar gjatë festës së tifozëve të Rejnxhërsit në rrugët e Gllazgout. Mijëra mbështetës dolën në rrugën për të festuar titullin kampion pas afro 1 dekade dominimit të Sëlltikut.
Pavarësisht paralajmërimeve kundër tubimeve të mëdha për shkak të koronavirusit, kjo nuk i ka parandaluar tifozët që të ndezin atmosferën në rrugët e qytetit, ku nuk kanë munguar, fishekzjarrët e shumta.
Mediat vendase raportojnë, se një pjesë e tifozëve huliganë janë përleshur me oficerët e policisë, duke i sulmuar këta të fundit me sende të forta.