Raul Gonzalez raportohet se është kandidati kryesor për të zëvendësuar Zinedine Zidane.
Zidane thuhet se do largohet nga posti i trajnerit te Real Madridi, pas përfundimit të sezonit dhe se për vendimin e tij ka informuar klubin.
“Marca” shkruan se Raul është favorit për të zëvendësuar francezin. Ish-sulmuesi spanjoll momentalisht është trajner te të rinjët e “Los Blancos”.
Gazeta spanjolle gjithashtu shkruan se Massimiliano Allegri dhe Joachim Low janë dy kandidatët tjerë në listën e Real Madridit.