Chiellini, drejt Amerikës, ish-mbrojtësi i Milanit e piketon në skuadër!
Një ndër mbrojtësit më të fortë të historisë së futbollit kërkon një ndër… më të fortët të historisë.
Jap Stam, gjiganti holandez që ka luajtur me Lacion e Milanin tashmë ka nisur karrierën e trajnerit, duke drejtuar skuadrën amerikane të Sinsinatit.
Por për sezonin e ri Stam kërkon të përforcojë mbrojtjen dhe duke parë situatën e Giorgo Chiellini te Juventusi, holandezi i ka bërë një ftesë personale 36-vjeçarit që t’i bashkohet përtej Atlantikut dhe të udhëheqë repartin e prapavijë, por duke pasur edhe përgjegjësinë e kapitenit të skuadrës.