Barcelona raportohet se është futur në garë për transferimin e Luis Murielit.
Barcelona është duke menduar për sezonin e ri, teksa pritet të këtë përforcime e largime.
Në fazën e sulmit pritet të këtë ndryshime, derisa raportohet se katalunasit kanë shprehur interesim për Murielin, falë formës së mirë që po kalon sulmuesi i Atalantas.
30-vjeçari ka kontratë të vlefshme me Atalantan deri më 30 qershor të vitit 2023, teksa në tregun e transferimeve vlerësohet me 26 milionë euro.
Për sulmuesin kolumbian interesim thuhet se ka shprehur edhe Interi.