Të dy skuadrat i ndanë vetëm një vend dhe katër pikë në tabelë.
Bundesliga gjermane do të vazhdojë sot me xhiron e 33, ku në programin e ditës së sotme parashihen të zhvillohen dy ndeshje interesante, përcjell KosovaPress.
Fillimisht, ndeshja hapëse për sot do të jetë mes Mainz dhe Dortmund, ku ky i fundit do të vazhdoj garën për të mbetur në Top 4.
Në anën tjetër, me fillim nga ora 20:30 do të kemi mundësinë që të ndjekim derbin mes RB Leipzig dhe Wolfsburg, ku të dy skuadrat i ndanë vetëm një vend dhe katër pikë në tabelë.
Bayern Munich veçse është shpallur kampion i këtij sezoni në Bundesligë, ku pas 33 ndeshjeve ka arkëtuar 75 pikë, 11 sosh më shumë se vendi i dytë RB Leipzigu, kurse Top 4 e mbyllin Wolfsburgu me 60 pikë dhe Dortmundi me 58 sosh.
Rënien nga Bundesliga e ka konfirmuar vetëm skuadra e Schalkes, ndërsa Werder Bremeni dhe Koln do të vazhdojnë luftën për mbijetesë, ku Werderi i Milot Rashicës gjendet në pozitën e 16 me 31 pikë, një më shume se Koln që zë vendin e 17.
Programi i plotë i ndeshjeve të sotme në Bundesligë vijon si më poshtë:
18:00 Mainz (13) – Dortmund (4) (Stadiumi Opel Arena)
20:30 RB Leipzig (2) – Wolfsburg (3) (Stadiumi Red Bull Arena)