Në qershor rinisin ndeshjet eliminatore të Botërorit Katar 2022 dhe në Amerikën Latine ka rivalitet të madh.
Brazili do të zbresë në fushë me 5 dhe 9 qershor, respektivisht ndaj Ekuadorit në shtëpi dhe Paraguait në transfertë.
Trajneri i pesë herë kampionëve të botës, Tite ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar.
Ajo që bie në sy është rikthimi i Dani Alves. Anësori i djathtë festoi 38-vjetorin pak ditë më parë, por mosha e madhe nuk është problem për Titen.
Ky i fundit beson shumë tek eksperienca e madhe e lojtarit të Sao Paulos. 118 ndeshje dhe 8 gola janë statistikat e Dani Alves me kombëtaren e Brazilit, që i ka fituar katër takimet e parë të fazës eliminatore Katar 2022.