Real Madridi arkëton tre pikë të mëdha në duel me Eibar-in, duke e mposhtur me rezultat 2:0.
Futbollistja nga Kosova, Kosovare Asllani, u paraqit 85 minuta, bëri lojë të mirë dhe iu gëzua trepikëshit.
Cardona (22'), Navarro (84') shënuan për fitoren e madrileneve.
Pas javës së 30-të në Spanjë, Reali renditet në vend të dytë me 64 pikë dhe Eibar është i 12-ti me 30 sosh.