Goditje për Milanin, skuadra kuqezi do të bëjë pa shërbimet e mbrojtësit në sfidën ndaj Kaljarit!
Mbrojtësi i Milanit, Mateo Gabia nuk do të jetë i disponueshëm për sfidën ndaj Kaljarit e cila do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në stadiumin “Giuseppe Meazza” me fillim nga ora 20:45.
Sipas mediave italiane, mbrojtësi 21-vjeçar nuk është grumbulluar nga trajneri Stefano Pioli për këtë sfidë pasi ka pësuar një dëmtim muskulor në kofshën e djathtë duke përfunduar sezonin.
Gabia në këtë sezon me kuqezinjtë është aktivizuar në total në 13 ndeshje.