Mario Manxhukiç nuk do të jetë pjesë e Milanit sezonin e ardhshëm.
Sipas asaj që raporton “Corriere della Sera”, drejtuesit e Milanit nuk do t’i rinovojnë kontratën 34-vjeçarit.
Ndonëse në muajin janar erdhi me bujë tek skuadra e Milanit me shpresën se do të ishte zëvendësuesi ideal i Ibrahimoviç, kroati ka zhgënjyer, dhe më shumë ka qenë jashtë fushave i dëmtuar sesa i aktivizuar nga trajneri Stefano Pioli.
Manxhukiç me fanellën e Milanit në këtë sezon në të gjitha kompeticionet është aktivizuar në total në 9 ndeshje nga ku është aktivizuar në total 275 minuta.