Liverpool ka vendosur që të mos nënshkruajë me qendërmbrojtësin, Ozan Kabak, për një marrëveshje të përhershme.
21-vjeçari u transferua në Anfield si huazim nga Schalke në janar.
Megjithatë “ The Reds” nuk do të pranojnë si pjesë të tyre mbrojtësin prej 18 milionë funta apo ( afro 21 milionë euro), sipas The Sun.
Jurgen Klopp nuk beson se ai do të jetë në gjendje të ofrojë Kabak minuta të rregullta kur të tjerët si Virgil van Dijk dhe Joe Gomez të kthehen nga lëndimi sezonin e ardhshëm.