Barcelona është eliminuar nga gjysmëfinalja pasi u mposht nga UCAM Murcia.
Blaugranasit dështuan nga pika e bardhë, edhe pse në ndeshje ishin më të mirë.
Koha e rregullt përfundoi me rezultat 2 – 2, ku të dy golat u shënuan nga sulmuesi shqiptar Rey Manaj.
Manaj fillimisht realizoi nga pika e bardhë (46′), e pastaj realizoi edhe golin e dytë në mënyrë fantastike (64′).
Sidoqoftë, në gjuajtjet e lira humbën me rezultat 5-4.