Prishtina është kampion i ri i Kosovës në futboll. Prishtina ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Gjilanit vendas.
Bardhekaltrit arritën fitore të madhe dhe përfundimisht e siguruan vendin e parë, titullin e kampionit të ri.
Për Prishtinën shënuan Gledi Mici (15’), Qëndrim Zyba (40’) dhe për Gjilanin realizoi Arbër Çyrbja (53’).
Kryetrajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, edhe një herë dëshmoi se është trajner i titujve.
Prishtina pas tetë viteve rikthen titullin në kryeqytet.
Gjilani renditet në vend të tretë me 48 pikë dhe Prishtina kryeson me 78 sosh pas 35 jave në elitë.