Marcelo Brozovic i Interit dhe Rodrigo Bentancur i Juventusit janë pezulluar me nga një ndeshje pas kartonëve të kuq në derbin kontrovers të Italisë, ndërkohë që kapiteni i bardhezinjve Giorgio Chiellini është gjobitur për sjellje josportive.
Sezoni tashmë ka mbaruar për disa lojtarë, të cilët u pezulluan me nga një ndeshje për xhiron e fundit në Serie A.
Brozovic dhe Bentancur u ndëshkuan me kartonë të kuq të dy në derbin e Italisë që e fitoi Juventusi 3:2 kundër Interit, pas një referimi skandaloz.
Prandaj ata do të mungojnë në ndeshjet e fundit të skuadrave të tyre përkatëse javën e ardhshme.
Chiellini u ndëshkua për protesta ndaj gjyqtarit pasi shënoi autogol dhe është gjobitur me 1.500 euro për sjelle josportive.