Benevento si vendas dështon, duke luajtur baras 1:1 me Crotonen, në takimin e javës së parafundit në Serie A.
Benevento fitoren e kishte në dorë, por e lëshoi në fund!
Futbollisti shqiptar Përparim Hetemaj luajti standard por me Beneventon zhgënjyen.
Për Beneventon shënoi Lapadula (13') dhe për Crotonen Simy (90+3').
Fati i Beneventos vendoset në javën e fundit, në përballjen në udhëtim me Torinon.
Nëse fiton Benevento, mbetet në ligë.
Benevento renditet në vend të 18-të me 32 pikë dhe Torino është e 17-ta me 35.