St. Pauli pëson humbje me rezultat 2:1 nga Hannoveri.
Futbollisti Leart Paçarada u paraqit standard për St. Paulin, sikurse edhe Florent Muslija për Hannoverin.
Valmir Sulejmani u inkuadrua nga minuta e 83-të për Hannoverin.
Si për St. Paulin po ashtu edhe për Hannoverin, kjo ndeshje më shumë u luajt për prestigj, për faktin se nuk kishte ndonjë rëndësi të madhe.
Për Hannoverin shënuan Ducksch (13'), Hult (59') dhe për St. Paulin Burgstaller (70').
Pas javës së 33-të, St. Pauli renditet në vend të nëntë me 47 pikë dhe Hannoveri është i 11-ti me 42 sosh.