Mrekulli shqiptare në Maqedoninë e Veriut! Tri skuadra shqiptare në tre vendet e para në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut, duke siguruar biletën për në Evropë.
Shkëndija nga Tetova do të garojë në kualifikueset për Champions League, Shkupi dhe Struga Trim & Lum në Europa League.
Kjo është mrekulli.
Struga Trim & Lum, në takimin e fundit siguroi biletën për në Europa League, duke e mundur me rezultat 1:0 Sileksin në Kratovë.
Bllagojeviq shënoi autogol në minutën e 67-të. Struganët mbeten me një lojtar me pak nga minuta e 28-të, kur Altiparmakovski u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve.
Struga Trim – Lum përfundon në vend të tretë me 57 pikë dhe Sileksi në të nëntin me 36 pikë.
Kampionati i Maqedonisë së Veriut
Akademija Pandev - Boreci 3:1
Pelisteri - Bellasica 2:0
Renova - Rabotniçki 1:1
Shkëndija - Shkupi 1:1
Sileksi - Struga TL 0:1
Vardari - Makedonija GP 0:2
Tabela përfundimtare
1. Shkendija 33 22 9 2 69:26 75
2. Shkupi 33 16 11 6 41:24 59
3. Struga Trim & Lum 33 15 12 6 39:24 57
4. Makedonija GP 33 16 7 10 53:43 55
5. Rabotniçki 33 11 15 7 45:39 48
6. Pelisteri 33 12 9 12 34:38 45
7. Akademija Pandev 33 12 5 16 32:36 41
8. Boreci 33 11 7 15 32:36 40
9. Sileksi 33 10 6 17 49:45 36
10. Renova 33 8 12 13 36:46 36
11. Vardari 33 7 10 16 32:60 31
12. Bellasica 33 4 5 24 23:68 17