Komiteti Olimpik i Kosovës e ka uruar klubin e futbollit Prishtina me rastin e kurorëzimit me titullin kampion të Superligës së Kosovës në futboll.
KOK-u me këtë rast i ka uruar Prishtinës suksese në garën më prestigjose evropiane, Ligen e Kampionëve duke e cekur po ashtu faktin se ky është titulli i parë për Prishtinën që prej pranimit në UEFA dhe FIFA.
“Përgëzime për klubin e futbollit Prishtina për një edicion të suksesshëm të futbollit, që sot u kurorëzua me titullin e parë të kampionit, pas tetë vitesh mungese.”
“Ky është titulli i parë i klubit prishtinas, që prej pranimit në UEFA dhe FIFA.”
“Komiteti Olimpik i Kosovës iu uron futbollistëve prishtinas dhe drejtuesve të klubit fat dhe suksese në garën më prestigjioze të futbollit evropian, Ligën e Kampionëve.”, thuhet në urimin e Komitetit Olimpik të Kosovës.