Klubi i futbollit Prishtina sot edhe zyrtarisht është shpallur kampion i Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2020/21.
Tre pikëshi i radhës për Prishtinën erdhi pasi e mposhti skuadrën e Gjilanit me rezultat 2-1.
Me 78 pikë në vendin e parë, Prishtina e ka siguruar edhe matematikisht titullin kur ka mbetur vetëm edhe një ndeshje për t’u zhvilluar.
Trofeu që do ta rrëmbejë skuadra e trajneri Zekirija Ramadani duket si në foton e në poshtme: