PSG ka shënuar fitore të thellë me rezultat 4:0 ndaj Reims-it dhe ende ka gjasa në luftë për titullin e kampionit në Francë.
Reprezentuesi i Kosovës, Arbër Zeneli, u paraqit në pjesën e dytë përkatësisht nga minuta e 56-të, por dot që t'i bëjnë ballë sulmit të PSG-së në krye me Kylian Mbappen dhe Neymarin.
Golat i shënuan Neymar (13'), Mbappe (24'), Marquinhos (68') e Kean (90').
Lille kryeson me 80 pikë, ka një më shumë se PSG dhe Reims është në vend të 13-të me 42 sosh.
Në javën e fundit (38-të) Lille luan si mysafirë i Angers-it dhe PSG sprovohet në konak të Brest-it. Në javën e fundit përcaktohet kampioni.