Legia e Varshavës, skuadra ku aktivizohet sulmuesi shqiptar Ernest Muçi, u shpall zyrtarisht kampione e Polonisë teksa ditën e sotme festa e tifozëve polak ishte madhështorë për triumfin e skuadrës së tyre.
Qeveria kishte akorduar një plan masash dhe kishte urdhëruar hapjen e stadiumeve në 25% kapacitetit të tyre, por tifozët e kanë surprizuar skuadrën e tyre Legian me dhe festë të madhe me banderola dhe flakadanë.
Legia luajti ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Podbeskidzie duke fituar me rezultatin minimal 1:0.
Sulmuesi shqiptar Ernest Muçi u aktivizua titullar dhe luajti gjatë gjithë 90 minutave, por pa mundur dot të bëhej protagonist.