Alisson Becker ishte padyshim heroi i Liverpoolit në javn e 36-të në Ligën Premier.
The Reds ia dolën që me mjaftë mund të mposhtin West Bromin me rezultat 2-1, duke mbajtur gjallë shpresat për një vend në Ligën e Kampionëve.
Ishte minuta e 90+5-të, kur nga një harkim i Trent Alexander-Arnold, portieri brazilian shënoi me kokë, për t’i përmbysur shifrat në 2-1.
Ky gol natyrisht se do të thoshte shumë për Alissonin, derisa pas ndeshjes nuk arriti t’i fshihte emocionet.
Jurgen Klopp u takua me portierin brazilian pas takimit, duke shkëmbyer disa fjalë, e gjermani me gjasë nuk iu ka besuar syve çfarë ka parë.
Me të festuan edhe pjesa tjetër e skuadrës, duke iu falënderuar figurativisht për golin që mund të jetë vendimtar në fund të kampionatit.