Cristian Romero mund të bëhet lojtar i Atalantas.
Romero, 23 vjeçar është një mbrojtës i cili ka mahnitur “La Dean” me paraqitjet e tij në këtë sezon. Ai erdhi si huazim nga Juventusi dhe si duket me gjasë do të qëndrojë në Atalanta.
Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Atalanta dëshiron blerjen përfundimtare të Romeros për një shumë prej 16 milionë euro.
Argjentinasi kërkohet edhe nga Manchester United por nuk është prioritet. Ndërkohë, Matia Caldara do të kthehet në Milan dhe nuk do të vazhdojë me Atalantan.