Bernd Leno ka hedhur poshtë raportimet se ai mund të largohet nga Arsenali këtë verë dhe është zotuar të vazhdojë të qëndrojë edhe në dy vitet e fundit të kontratës së tij.
Portieri i Gjermanisë ka insistuar që ai nuk dëshiron të largohet nga Emirates Stadium, ndërsa përshkruan ambicien e tij për të ndihmuar klubin të arrijë përsëri në Ligën e Kampionëve.
Leno u bashkua skuadrës në Emirates Stadium për 23 milionë funta nga Bayer Leverkusen në 2018, duke dalë jashtë Gjermanisë për herë të parë në karrierën e tij profesionale, shkruan Goal,
29-vjeçari që atëherë ka gozhduar vendin numër një në ekipin e Arsenalit, megjithatë është raportuar se ai është një nga disa yje të ekipit të parë që ka të mund të largohen në afatin kalimtar të verës.