Golashënuesi më i mirë në Superligën e Kosovës, Mirlind Daku, ka dhënë një intervistë ku ndër tjerash ka zbuluar se nga cilat vende ka pasur oferta për shërbimet e tij, shkruan Insporti.
“Ka pasur oferta nga Turqia, Liga e Dytë e Turqisë, Austri, Poloni, por jemi tu i pritë edhe ca shtete të tjera” – tha Daku.
Është përfolur shumë edhe për mosftesën e Dakut nga Challandes, ku edhe ky i fundit me anë të një reagimi e cilësoi se e kishte merituar ftesën, mirëpo e respekton vendimin e trajnerit.
“Breza e breza, e shumë dëshmorë janë fliju për këtë shtet, kështu që për mu është një ndienjë shumë e madhe për me përfaqësu Kosovën”, tha Daku kur u pyet për shpresat e tij për Kombëtaren A të Kosovës.