Napoli sfidon Manchester United për futbollistin e talentuar të datëlindjes 1997 Pau Torres.
E thotë këtë mëngjes BBC, sipas së cilës napolitanët po punojnë për blerjen e mbrojtësit qendror të Villarrealit që është edhe pjesë e kombëtares së Spanjës.
Tek lojtari, megjithatë, ekziston edhe presioni i vazhdueshëm i Manchester United në Premier League.
Për Pau Torres këtë sezon deri më tani ka pasur 42 paraqitje, tre gola dhe dy asistime me “Nëndetësen e Verdhë”
Veç kësaj, Pau Torres do të jetë nën vëzhgim edhe në finalen e Europa League që Villareal do të luajë ndaj Manchester United, i cili mund të ketë rastin ta shohë konkretisht në fushë në ndeshjen direkte.