André Silva hyn në historinë e Eintracht Frankfurt dhe Bundesliga.
Ish-sulmuesi i Milanit, me dygolëshin e shënuar në javën e parafundit të kampionatit, e çoi numrin e golave të tij në 27.
Asnjëherë më parë asnjë lojtar i Eintracht nuk ka shënuar aq shumë: rekordi i përkiste Bernd Holzebein, i cili shënoi 26 gola në sezonin 1976-77.
Dhe Silva ka shansin ta përmirësojë edhe më shumë nëse shënon edhe ndeshjen e fundit të kampionatit.