Kampion i i ri në Itali, skuadra e Interit do fitojë 23.4 milionë euro, dhe është diferenca prej tre milionë eurove mes pozitës së dytë dhe të tretë. Siç raporton “Calciofinanza”, ky edicion i Seria A ka vlerë rreth 1.1 miliard euro dhe gjysma e tyre do ndahet mes 20 skuadrave që ishin pjesëmarrëse në Seria A.
Rreth 20 për qind do jetë për mbështetësit e klubit, derisa 30 për qind e të mbeturave varet nga paraqitjet, pra 15 për qind nga paraqitjet këtë edicion dhe 15 për qind nga rezultatet që nga viti 1946.
Inter që ka fituar Seria A pas plotë 11 viteve do fitojë 23.4 milionë euro, por Milani, Atalanta dhe Napoli mund të përfundojnë pas “Neurazzurëeve”. Milan përballet me Atalantan, derisa Napoli e pret Veronën. Juventus luan në shtëpi ndaj Bolonjas dhe i duhet fitore që të përfundojë në top katër, por nga ana tjetër Napoli ose Milan duhet të dështojnë për t’i arkëtuar pikët e plota.
Kush përfundon në top katër do këtë më shumë fitim nga ana ekonomike, e kjo falë çmimeve të Ligës së Kampionëve.
Inter dhe Atalanta kanë siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve dhe dy vendet e tjera mbesin në garë nga tri skuadra, Milan, Juventus dhe Napoli.
Çmimet e Seria A duke u bazuar në renditje:
23,4m, 2. 19,4m, 3. 16,8m, 4. 14,2m, 5. 12,5m, 6. 10,9m, 7. 9,3m, 8. 8,3m, 9. 7,4m dhe 10. 6,3m.