Depay kërkon të vendosë me qetësi për të ardhmen

Futboll

Depay kërkon të vendosë me qetësi për të ardhmen

Më: 18 maj 2021 Në ora: 11:59
Depay kërkon të vendosë me qetësi për të ardhmen

Memphis Depay kërkon të vendosë me qetësi për të ardhmen.

Sulmuesi i Lyon, kontrata e të cilit përfundon në fund të sezonit është i pavendosur nëse do të pranojë ofertën për rinovimin e kontratës me klubin francez apo të largohet për të nisur një aventurë të re.

Shpesh herë futbollisti ka deklaruar se ëndrra e tij është të kalojë te Barcelona, por kalimi i mundshëm i Agueros te katalanasit ka prishur disi prtishmëritë e 27-vjeçarit për t’u transferuar në Spanjë.

Gjatë një bisede në mediat sociale holandezi deklaroi se ka ardhur momenti që ai të marrë nën kontroll karrierën e tij. Ai pohoi se do së bashku me menaxherët e tij do të shqyrtojë çdo ofertë dhe se do të jetë ai vetë që do të vendosë për të ardhmen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat