Barcelona po vijon punën në merkato, edhe pse në fakt nuk ka vendosur nëse Koeman do të vijojë që të jetë në krye të skuadrës edhe për sezonin e ardhshëm.
Pasi prenotuan Sergio Aguero, një tjetër sulmues i nivelit të lartë do zbarkojë në Katalunjë. Memphis Depay ka gjetur akordin me Barcelonën, sipas L’Equipe.
Agjentët e sulmuesit në Lyon janë në Barcelonë prej ditësh dhe po finalizojnë detajet e fundit të kontratës së re të holandezit, që mësohet të ketë pranuar pagë të ulët për shkak të vështirësive të Barçës.
Ditët e fundit vetë lojtari ka kontaktuar me drejtorin Mateu Alemany dhe familjarët e tij po kërkojnë prej ditësh një shtëpi në Barcelonë, çka tregon qartë se 27-vjeçari do vishet blaugrana sezonin e ardhshëm.
Tre goditjet e para të Laportas pritet të jenë Garcia, Depay dhe Aguero.