Ish-legjenda e Milanit, Filipo Gali është emëruar si drejtuesi i ri i skuadrës së Parmës.
Këtë lajm e ka konfirmuar vetë klubi i Parmës me anë të një komunikate për shtyp, ku njofton se Gali do të jetë drejtuesi i ri i klubit të Parmës, i cili do të jetë kryetari i zonës metodologjike të klubit emilian.
Filipo Gali i cili ka qenë një lojtar i rëndësishëm i skuadrës kuqezi ku ka arritur të fitojë Serinë A dhe Champions-in me klubin nga Milan.
Ai gjithashtu ka qenë drejtues i akademisë për një periudhë relativisht të gjatë, teksa sot ndërmori një hap tjetër në karrierë duke kaluar tek një ekip të Serisë A si Parma, por që nga sezoni tjetër klubi emilian do të militojë në Serinë B pasi këtë sezon ka rënë matematikisht.