Skuadra shqiptare Renova nga Xhepçishti i Tetovës, synon mbetjen në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Ata në barazh do të ndeshe me Ohrin e ligës së dytë.
“Renova do të luajë kundër Ohrit, ekipi t të vendit të dytë në ligën e dytë, grupi i perëndimit, ndërsa Sileksi ndeshet me Tikveshin, skuadër që përfundoi në pozitën e dytë, grupi i Lindjes.
Ndeshjet luhen të martën. Sileks dhe Tikvesh luajnë në Arena "Todor Proeski", dhe Renova e Ohri në FFM.
Ndeshjet luhen nga ora 16:00. Fituesit do të luajnë në elitë sezonin e ardhshëm. Nuk ka vazhdime, në rast barazimi pas 90 minutash do të kryhen penalltitë”, shkruan “sportmedia”.
"Ekipi I Ohrit do të jetë kundërshtar i jonë në ndeshjen e balotazhit që do të zhvillohet në kompleksin e FFM-së me 25 Maj (e martë) me fillim në orra 16:00", njofton Renova.