Pronari i Cityt do ta financojë udhëtimin e tifozëve

Futboll

Pronari i Cityt do ta financojë udhëtimin e tifozëve

Më: 18 maj 2021 Në ora: 15:35
Pronari i Cityt do ta financojë udhëtimin e tifozëve

Për herë të parë në histori, Manchester City do të luajë në finale të Champions Leagues, garës më prestigjioze evropiane për klube.

“Citizens” do të kenë përballë tyre një tjetër ekip anglez, Chelsean.

Klubi anglez, Manchester City ka njoftuar se pronari i klubit, Sheikh Mansour do ta financojë udhëtimin e tifozëve për në Porto, ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve ndaj Chelseat.

Nga gjashtë mijë tifozë për secilin klub janë lejuar të jenë të pranishëm në stadiumin e Portos.

Finalja e UEFA Champions League e këtij edicioni luhet më 29 maj.

Manchester City tashmë është shpallur kampion i Premierligës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat