Skënderbeu dhe Vllaznia do të përballen së bashku në finalen e madhe të vlefshme për Kupën e Shqipërisë, që do të zhvillohet më 30 maj në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 19:00.
Këtë të martë, Departamenti i Garave në FSHF hodhi shortin, që përcaktoi edhe Skënderbeun si skuadrën pritëse dhe Vllazninë si skuadrën mike.
Kjo është hera e dytë në historinë e këtij kompeticioni që këto dy ekipe përballen me njëra-tjetrën.
Hera e parë ka qenë kur këto ekipe janë përballur me njëra-tjetrën ka qenë në vitin 1965, ndeshje e fituar nga shkodranët, me rezultatin 1-0.