Trajneri aktual i Bayernit të Munichut është shfaqur si kandidat i ri potencial për të marr drejtimin e Barcelonës nëse Ronald Koeman shkarkohet në fund të këtij sezoni.
Largimi i trajneri holandez nga “Camp Nou” mund të formalizohet në fund të kësaj jave dhe “RAC-1” pretendon se tekniku gjerman shihet si një emër adekuat për të udhëhequr gjigantin katalanas në sezonin 2021/22.
Flick është lidhur fuqishëm me rolin e trajnerit në Kombëtaren e Gjermanisë pasi ka njoftuar se do të largohet nga Bayerni në fund të këtij sezoni.
Ish-mesfushori i Barcelonës Xavi Hernandez është lidhur po ashtu me stolin e Barcelonës.