Mesfushori i Real Madridit, i huazuar te Arsenal, Martin Odegaard ka biseduar lidhur me të ardhmen.
Norvegjezi u huazua te “Topçinjtë” në janar për minutazhë më të lartë, ndërsa Arsenal dëshiron ta mbajë në skuadër.
Odegaard për SkyDE ka thënë se është i lumtur në “Emirates”, por duhet të bisedojnë me Real Madridin për të parë se çfarë duan.
“Jam i lumtur te Arsenal, do shohim çfarë do ndodh pasi sezoni të përfundojë”.
“Unë jam i blerë nga Real Madrid, pra duhet të flasim me ta. Është e rëndësishme të kuptojmë se çfarë duan”, deklaroi ai.
Ndërkohë, thuhet se Reali do konsiderojë shitjen për një shumë të konsiderueshme parash.