Tuchel, gati 35 milion euro për mesfushorin e Atalanatës

Futboll

Tuchel, gati 35 milion euro për mesfushorin e Atalanatës

Më: 18 maj 2021 Në ora: 16:46
Tuchel, gati 35 milion euro për mesfushorin e Atalanatës

Mesfushori ukrainas, një faktor i vërtetë për Atalanta javët e fundit, ka përfunduar në fokusin e Çellsit.

Sipas të përditshmes “The Sun”, klubi anglez, me rekomandimin e Tomas Tushel, do ta përfshinte atë në objektivat për verën e ardhshme, gjë që premton të jetë mjaft ambicioze për ekipin e “Stemford Brixh”.

Atalanta vlerëson Malinovskin, i lindur në vitin 1993 dhe me një kontratë deri në 2023, për rreth 35 milion euro.

Kujtojmë që për të siguruar ukrainasin, klubi italian pagoi gati 14 mln euro te Genk, dy vite më parë.

Një rritje eksponenciale e mesfushorit sulmues duke qenë se pikërisht klubi belg e pagoi vetëm 2 mln euro te Shakhtar Donetsku në vitin 2017.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat