Legjenda e futbollit, Ronaldinho, si gjithmonë dihet se i ka në qejf pushimet.
Mirëpo, derisa ishte me pushime, ai u takua me futbollistin nga Kosova, Liridon Krasniqin.
Takimi i Krasniqit me yllin brazilian ndodhi në Dubai.
Krasniqi madje publikoi një fotografi me të në Instagram, ku kishte një shkrim interesant: “Kur legjenda takon legjendën”.
Ai e “detyron” Ronaldinhon ta përmend emrin e kombëtares së Malajzisë.
Krasniqi luan te ekipi australian, Newcaste Jets, ndërsa së fundmi është ftuar nga Malajzia për tri ndeshjet e fundit kualifikuese të Botërorit 2022.