Atalanta dhe Juventus do të luajnë për trofeun e Kupës së Italisë nesër ( e mërkurë).
Atalanta, e cila tashmë ka siguruar zyrtarisht një vend në Ligën e Kampionëve, do tentojë të fitojë trofeun e parë këtë sezon.
Gazetari i afërt me klubin e Juventusit, Romeo Agresti, ka njoftuar se Leonardo Bonucci do të mungojë në këtë ndeshje.
Ky do të jetë një hendikep i madh për “Zonjën e Vjetër”, e cila po kërkon të fitojë trofeun e Kupës së Italisë pas një sezoni të ‘dështuar’ në Serie A.
Ndeshja luhet nesër me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Mapei”.