Manchester Utd si vendas barazoi me rezultat 1:1 me Fulham-in, në takimin e vlefshëm të javës së 37-të të Premier League.
“Djajtë e Kuq” nuk arritën më shumë se një pikë dhe nuk iu mjaftoi për fitore as eurogoli i sulmuesit uruguajan Edinson Cavani.
Në minutën e 15-të, Edinson Cavani nga rreth 32-33 metra, me një goditje mjeshtërore parabollon portierin Alphonse Areola, 1:0.
Një eurogol që rrallë herë shihet në stadiumet e ndryshme të shteteve evropiane.
Futbollisti Joe Bryan barazon rezultatin 1:1 dhe Fulham nxori një pikë të madhe nga stadiumi “Old Trafford”.
Manchester Utd renditet në pozitën e dytë me 71 pikë dhe Fulham është në pozitën e 18-të me 28.