Legjenda e futbollit Kujtim Shala, i cili jeton e vepron në Gjermani, befason me një postim interesant.
Shala ka treguar pse i do njerëzit që kanë rrudha në fytyrë.
“I dua ata njerëz, që kanë rrudha në fytyrë, sepse shumë kanë qeshur, qarë, nevrikos, dashuruar, jetuar dhe kanë ditur ende të jetojnë”, ka shkruar Shala në profilin e tij facebook.
Shala ka qenë futbollist i Lirisë nga Prizreni, Partizani të Beogradit, Prishtinës, Dinamos së Zagrebit dhe disa skuadrave elite franceze dhe gjermane.